“Uber London” humbet licencën për të operuar
Londra i hoqi kompanisë “Uber” licencën e saj për të operuar pasi “Transporti për Londrën” (TfL) arriti në përfundimin se firma e aplikacioneve të udhëtimit nuk ishte e përshtatshme për të mbajtur licencën e operatorit privat.
Ky vendim duket se u mor mbi bazën e “implikimeve të sigurisë publike”, pasi shqetësimet e TfL përfshijnë qasjen e Uber-it për kryerjen e kontrolleve mbi shoferët dhe raportimin e veprave të rënda penale.
Duke konfirmuar se do të apelonte kundër vendimit, Uber tha se “Londra i mbyll dyert për kompanitë e reja dhe inovative”.
Rreth 3.5 milionë pasagjerë dhe 40,000 shoferë përdorin aplikacionin Uber në Londër.
Kjo është dhe arsyeja që menaxheri i përgjithshëm i Uber në Londër, Tom Elvidge tha: “Për të mbrojtur jetesën e të gjithë atyre shoferëve dhe zgjedhjen e konsumatorëve të miliona londinezëve që përdorin aplikacionin tonë, ne synojmë ta sfidojmë menjëherë këtë në gjykata”.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.