Uber pëson goditje nga gjykata e BE-së – Klasifikohet si shërbim transporti
Këto vitet e fundit, shoferët e taksive në Europë kanë pasur problem serioze në lidhje me kompanitë e tyre rivale, të tilla si Uber apo Taxify.
Pasi ato ofrojnë të njëjtat shërbime si taksitë normale por me një çmim më të lirë dhe me mundësinë se ju mund të kërkoni një taksi vetëm përmes përdorimit të aplikacionit “smart” .
Gjithashtu taksat që këta shoferë taksie kishin për të paguar ishin shumë më të ndryshme se ato të “kolegëve” të rinj.
Edhe pse aplikacionet e lartpërmendura po bëhen gjithnjë e më popullore në qytete të mëdha sdhe njerëzit duket se e gjejnë këtë mjaft funksionale.
Vendimi më i ri i Gjykatës Evropiane tronditi bizneset që ftonin qytetarët të thërrisnin një taksi vetëm me prekjen e një butoni.
Të mërkurën më 20 dhjetor, gjykata e lartë e BE-së dhe një vendim të detyrueshëm se Uber është një biznes transporti, jo vetëm një platformë teknologjike.
Kjo është një tjetër pengesë për kompaninë që tashmë është duke u përballur me skandale dhe pengesa rregullatore.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.