Udhëheqësi gjerman, Scholz refuzon të mbështesë Biden në gazsjellësin Nord Stream 2!
Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësi i Gjermanisë u përpoqën të vendosnin një front të bashkuar të hënën në Shtëpinë e Bardhë, por një pikë kyçe penguese duket se mbeti pavarësisht premtimeve të tyre për unitet: E ardhmja e gazsjellësit Nord Stream 2.
Në Shtëpinë e Bardhë kancelari gjerman Olaf Scholz zbuloi një hendek të veçantë midis tij dhe homologut të tij amerikan në tubacionin masiv. Gjatë një konference për shtyp pas një takimi në Zyrën Ovale, Biden ishte i qartë se projekti nuk do të shkonte përpara nëse Rusia pushton Ukrainën. Është qëndrimi që ai dhe zyrtarët amerikanë kanë mbajtur për javë të tëra dhe ka qenë një pikë kyçe e diskutimit me qeverinë e re Scholz, sipas zyrtarëve të lartë të administratës.
Por vetë Scholz nuk pranoi as ta emërtonte projektin gjatë konferencës për shtyp dhe nuk pranoi të angazhohej për t’i dhënë fund tubacionit nëse një pushtim vazhdon – një qëndrim që i shkakton probleme ministrit të tij të jashtëm gjatë një vizite në Ukrainë. Scholz përsëriti zotimin e tij për të qëndruar në linjë me SHBA-në, megjithëse përsëri nuk do të qartësonte synimet e tij për projektin Nord Stream.
Tubacioni Nord Stream 2, i cili transmeton gaz natyror rus nën Detin Baltik në Gjermani, duke shmangur Ukrainën, nënvizon gjendjen e vështirë të Scholz-it në përballjen me Rusinë për agresionet e saj në Europë. Gjermania është shumë e varur nga energjia ruse, duke e bërë të vështirë vendosjen e dënimeve të rënda pa rrezikuar mbylljen e naftës dhe gazit gjatë muajve të ftohtë të dimrit.
Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë tubacionin dhe kanë deklaruar qartë se nuk do të shkojnë përpara nëse Putin vendos të pushtojë. Megjithatë Scholz nuk pranoi të specifikojë se çfarë është i gatshëm të bëjë për të ndalur Nord Stream 2, duke thënë vetëm se Gjermania do të ndërmerrte të njëjtat hapa si Shtetet e Bashkuara për të ndëshkuar Rusinë.
I shtyrë nga një reporter amerikan nëse kjo do të thoshte “të tërhiqte prizën” në Nord Stream, Scholz hezitoi përsëri, dhe u duk se rrotulloi pak sytë nga pyetja. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.