Udhëheqësi i ri i Britanisë: Boris Johnson zgjidhet kryeministër
Boris Johnson, ‘Brexiteer’ i zhurmshëm që premtoi të udhëheqë Britaninë në largimin nga Bashkimi Europian me ose pa një marrëveshje deri për Halloween, do të zëvendësojë Theresa May si kryeministër pasi fitoi udhëheqjen e Partisë Konservatore të martën.
Fitorja e tij katapulton Mbretërinë e Bashkuar ndaj një përballjeje të Brexit me BE dhe ndaj një krizë kushtetuese në vend, pasi ligjbërësit britanikë kanë premtuar të mposhtin çdo qeveri që përpiqet të largohet nga blloku pa një marrëveshje divorci. Johnson, fytyra e referendumit të Brexit 2016, fitoi votat e 92,153 anëtarëve të Partisë Konservatore, kundrejt 46,656 të rivalit të tij, sekretarit të jashtëm Jeremy Hunt.
May do të largohet nga zyra të mërkurën pasi të takojë në Buckingham Palace, Mbretëreshën Elizabeth, e cila do të emërojë zyrtarisht Johnson përpara se të hyjë në Downing Street.
Rezultati është një fitore spektakolare për një nga politikanët më të shkëlqyer të Britanisë dhe vendos një mbështetës të Brexit, si të ngarkuar nga qeveria për herë të parë që kur Mbretëria e Bashkuar votoi për të lënë BE në referendumin e papritur të 2016. Por Johnson, i njohur për ambiciet e tij, flokët e tij super të b, oratorinë e theksuar dhe komandën e hollësishme të detajeve të politikave, e merr detyrën në një momentet më të trazuara në historinë britanike të post Luftës së Dytë Botërore. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.