Udhëheqësit e ‘trishtuar’ të BE, nënshkruajnë marrëveshjen e Brexit!
Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, drejtuesit e Komisionit dhe Këshillit Europian, kanë nënshkruar zyrtarisht sot me një pamje të trishtuar, marrëveshjen e tërheqjes ndërsa Brukseli përgatitet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE në shtatë ditë.
Në fotografitë e publikuara nga ceremonia e nënshkrimit në ndërtesën e BE në Europë të Premten në mëngjes, negociatori kryesor i bllokut, Michel Barnier, mund të shihet duke qëndruar pas dy presidentëve.
Von der Leyen tha në një mesazh në twitter: “Charles Michel dhe unë sapo kemi nënshkruar marrëveshjen për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE, duke hapur rrugën për ratifikimin e saj nga parlamenti Europian.”
Të enjten marrëveshja e tërheqjes mori pëlqimin mbretëror nga Mbretëresha.
Dokumenti, i cili shkon në afro 600 faqe, përmban midis çështjeve të tjera marrëveshje për të drejtat e qytetarëve, detyrime financiare me vlerë 33 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar për bllokun dhe protokollin e Irlandës Veriore, duke vendosur rregullimet për mirëmbajtjen e një kufiri të hapur në ishullin e Irlandës .
Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në mesnatën e kohës qendrore europiane më 31 janar. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet në tregun e vetëm të BE dhe bashkimin doganor, por në asnjë nga organet vendimmarrëse, deri në fund të vitit 2020. (TheGuardian)
E . S /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.