Udhëtimi me tren – Rriten me 3.1% çmimet e biletave në Britaninë e Madhe
Çmimet hekurudhore në Mbretërisë së Bashkuar do të rriten me 3.1% mbas Vitit të Ri, bëri të ditur për the Guardian Grupi i Shpërndarjes hekurudhore. Çmimet e reja, të cilat u bënë publike ditën e premte do të shtojnë qindra paund për udhëtimet vjetore të udhëtarëve nga 2 janari i vitit 2019. Në fillim të këtij viti, çmimet do të rriten me 3.4%.
Një grup pasagjerësh kishin kërkuar një ulje të tarifave pas përçarjeve të shumta gjatë këtij viti, veçanërisht në hekurudhat e Govia Thameslink si dhe shërbimeve të Veriut, pas futjes të një orari të ri në maj. Çmimet hekurudhore janë rritur më shpejt se sa pagat, ku ndërkohë pagat reale patën një rënie të menjëhershme në dekadën e fundit.
Çmimet e vendosura të biletave, të cilat mbulojnë rreth 45% të çmimeve në hekurudhën kombëtare, nga ku përfshihen biletat gjatë sezonit turistik kthimet jashtë pikut dhe tarifat e çdoherë rreth qyteteve të mëdha, do të rriten si pasojë e një inflacioni më të lartë gjatë muajit korrik, e cila ishte 3.2% gjatë këtij viti.
Sekretari i transportit, Chris Grayling, gjatë sezonit veror nxiti zemërimin duke sugjeruar se punonjësit e hekurudhës duhet të paguanin rritjet e lidhura me normën më të ulët nëse dëshironin të ulnin çmimet.
Darren Shirley, shefi ekzekutiv i Fushatës për Transport , tha: “Udhëtarët hekurudhorë kanë duruar mjaftueshëm këtë vit, me ndryshimet e papërshtatshme si në orar dhe vonesa në udhëtimet e tyre që çuan në shifra më të këqija të përpikërisë për 12 vjet.
Çdo rritje e biletave të ardhshme duhet të bazohet në indeksin e çmimeve të konsumit dhe jo në një masë të vjetërsuar dhe të diskredituar të inflacionit. Udhëtimi hekurudhor duhet të jetë i përballueshëm në mënyrë që udhëtarët të mos mbeten duke luftuar me koston e lëvizjes së tyre.”
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.