Ujërat e zeza, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Vetëm 1 në 3 familje ka akses në përpunimin e ujërave!

“Agjencia Europiane e Statistikave” në raport monitorimin mbi progresin e vendeve drejt zhvillimit të qëndrueshëm, paraqet një sërë treguesish statistikorë, ku mes tyre gjenden edhe të dhëna për Shqipërinë. ”Scan Intel” ka analizuar një nga treguesit që lidhet me objektivin e gjashtë për zhvillim të qëndrueshëm. Ky objektiv ka të bëjë me sigurimin e disponueshmërisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujësjellës-kanalizimeve për të gjithë. Nga të dhënat e raportit duket se vendi ynë ka një pozicionim jo shumë pozitiv në raport me vendet e Europës sa i përket trajtimit të ujërave të zeza. Shqipëria renditet e katërta në Europë, për vitin 2019-të, me përqindjen më të ulët të popullsisë të lidhur me trajtim sekondar të ujërave të zeza. Janë 31.8% e popullsisë në vendin tonë të cilët janë të lidhur me trajtim sekondar të ujërave të zeza. Mesatarja e Bashkimt Europian për vitin 2019-të llogaritet në 80.9%. Pra 80.9% e popullsisë në BE janë të lidhur me trajtim dytësor të ujërave të zeza…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.