Ujësjellës i ri për fshatrat e Tepelenës/ Bashkia shpall tenderin. Fondi dhe detajet
Bashkia Tepelenë ka shpallur një tender me fond 195.8 milionë lekë, për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për fshatrat e zonës.
“Zona ndodhet në Bashkinë Tepelenë dhe shtrihet përgjatë fillimeve të lumit të Bençes . Si rezultat i ndërtimeve të reja dhe degradimi i rrjetit ekzistues ka sjellë mos-furnizimin me ujë të këtyre fshatrave. Rrjeti i ekzistues i furnizimit me ujë nuk arrin të furnizojë këta banorë me sasinë dhe cilësinë e duhur, pasi aty më parë janë bërë vetëm investime te pjesshme vetëm për të përmirësuar gjendjen e emergjencës, prandaj lind nevoja për ndërtimin e një rrjeti tërësisht të ri që të bëjë të mundur furnizimin me ujë 24 orë me prurjen dhe presionin e kërkuar” shkruhet në detajet teknike të tenderit.
Fshatrat për të cilat projekti flet janë përkatësisht Nivicë dhe Rexhinë, po ashtu Peshtan – Mezhgoran.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.