Ujësjellësi i ri në Përrenjas – Balla: Këtë verë, do të furnizohen me ujë 65 mijë banorë të këtyre 3 fshatrave

Rreth 6500 banorë të fshatrave Dritaj, Fanjë dhe Karkavec të Bashkisë Përrenjas do të fund të furnizohen me ujë të pijshëm falë investimit me vlerë 1.3 miliardë lekë.
Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga Deputeti Nuri Belba, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Kryetarja e Bashkisë Përrenjas Miranda Rira, inspektuan punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi, të cilin Balla e konsideroi atë si një model për t’u ndjekur.
“Ky ujësjellës është një model për t’u ndjekur po të kemi parasysh që në këto 27 vjet në Shqipëri janë investuar në ujësjellësa, por në fakt një pjesë e mirë e investimeve nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe në kuadër të Reformës së Ujit, unë mendoj që është momenti për të bërë një transparencë të plotë të të gjitha investimeve që janë bërë në ujësjellësa në gjithë këto vite e për të gjetur fajtorët.”
Sipas tij, ky investim do t’iu shërbejë mijëra banorëve të cilët e kanë vuajtur historikisht problemin m ujin e pijshëm, i cili do të marrë fund në verën e këtij viti.
“Uji që do të furnizojë këto fshatra rrjedh nga shpella e Debrovës, punimet kanë qenë të vështira për shkak të terrenit shkëmbor, ndërsa aktualisht kanë përfunduar 82% e punimeve dhe pritet që këtë verë, banorët të furnizohen me ujë.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.