Ujësjellësit, “të varur” nga subvencionet. Të dhënat zyrtare/Në 2020-ën morën 712.7 mln lekë nga buxheti i shtetit

Pavarësisht reformës, ujësjellësit nuk kanë arritur të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për t’u vetëfincuar, duke vazhduar të jenë të varuar nga subvencionet e qeverisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë vitit 2020, këto institucione morën në total 712.7 milion lekë subvencione nga buxheti i shtetit.
Pavarësisht reformës, ujësjellësit nuk kanë arritur të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për t’u vetëfincuar, duke vazhduar të jenë të varuar nga subvencionet e qeverisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë vitit 2020, këto institucione morën në total 712.7 milion lekë subvencione apo 99% të buxhetit të planifikuar. Sipas udhëzimeve të miratuara më herët, subvencioni i përfituar për mbulimin e kostove direkte të operimint, në masën 50% të tij duhet të shkojë për të paguar faturat e energjisë elektrike.
Gjithashtu, një pjesë e tij duhet të shkojë për mbulimin e kostove të pajisjen me matësa të famijeve që u përkasin kategorive në nevojë. Ndërkaq, për subvencionet që do të përfitohen për rritjen e përformancës nuk ka përcaktime specifike se përse duhet të përdoren. Sipas Entit Rregullator të Ujit, në raport me vitin 2019, gjendja në sektorin e ujit gjatë vitit 2020 u përkeqësua në drejtim të ujit pa të ardhura, normës së arkëtimit, mbulimit të furnizimit me ujë dhe mbulimit të kostove direkte të operimit dhe mirëmbajtjes.
Sipas raportit vjetor të këtij institucioni, përmirësim të treguesve ka patur vetëm në drejtim të nivelit të matjes, kohëzgjatjes së furnizimit me ujë si dhe eficencës së stafit, në raport me numrin e lidhjeve. Sipas Enit Rregulaltor të Ujit, përgjithësisht përkeqësimi i gjendjes së sektorit shpjegohet me pasojat nga pandemia COVID 19, si dhe vazhdimësinë e atyre të tërmetit të 26 nëntorit.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.