Ukraina në bisedime me Bankën Botërore për rreth 150 milion dollarë kredi për të përballuar pandeminë
Ukraina është në bisedime me Bankën Botërore rreth një kredie prej 150 milion dollarë që vendi planifikon të përdorë për pagesa sociale në mes të një rënie të pritshme të buxhetit, tha Ministri Social Maryna Lazebna të Mërkurën.
Ndihma mund të vijë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila është pjesë e grupit të Bankës Botërore, tha Lazebna në një takim televiziv të qeverisë.
Qeveria e Ukrainës pret që të ardhurat nga buxheti i vitit 2020 mund të binin 11% pasi vendi përballet me një goditje të mprehtë ekonomike nga epidemia e koronavirusit. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.