Ukraina nis presidencën e BSEC me një deklaratë të fortë: “Bashkëpunimi ekonomik në Detin e Zi, peng i Rusisë”

Të enjten, Turqia i kaloi stafetën e presidencës të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) Ukrainës.
Në një konferencë në Stamboll ku merrnin pjesë ministra dhe delegacione nga vendet e BSEC, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Ukraina nisi presidencën 6-mujore me sloganin “Paqe, stabilitet dhe begati”.
Ministri i jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, i cili kryeson delegacionin ukrainas bëri një deklaratë të fortë kundër Rusisë, duke e akuzuar si pengesë për zhvillimin normal të tregtisë mes vendeve anëtarë.
“Bashkëpunimi ekonomik në Detin e Zi është bërë peng i agresionit rus”, u shpreh Prystayko.
Gjatë presidencës së BSEC, Ukraina u zotua të përqendrohet në implementimin e objektivave statutorë të organizatës, duke transformuar kështu rajonin në një zpnë të zhvilluar ekonomikisht.
Organizata u krijuar me synimin për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes vendeve anëtare, lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe krahut të punës, si edhe integrimin e ekonomive individuale në sistemin ekonomik global.
Krahas Shqipërisë, në këtë organizatë bëjnë pjesë edhe Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.