Ukrainë, çmimi i grurit thyen rekord. Merr vrull nga rritja e kërkesës dhe taksa e Rusisë
Çmimi i eksportit të grurit në Ukrainë ka prekur nivelin më të lartë në 7 vite, mbështetur nga rritja e kërkesës, vendimi i Argjentinës për të pezulluar dërgesat si dhe plani i Rusisë për të rritur taksën doganore . Çmimi i kërkuar është rritur me 23-26 dollarë për ton deri më tani në janar, duke prekur një rekord prej 256-264 për ton. Niveli aktual është 6-10 dollarë më lartë se rekordi i mëparshëm i muajit Maj 2014. Rusia, një nga furnitorët më të mëdhenj në botë të grurit, planifikon të vendosë një taksë më të lartë të eksportit nga data 1 Mars, sipas ministrisë së ekonomisë, në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve të brendshme ushqimore, të shkaktuar nga kriza e Covid-19. Rusia planifikon gjithashtu të caktojë një taksë të eksportit për elbin dhe misrin , në 10 dhe 25 euro respektivisht, nga 15 marsi. Ukraina zë 16% të eksporteve botërore të drithërave dhe ka shitur 57 milionë ton tek blerësit e huaj në sezonin 2019-20. Eksportet kanë rënë me 18% në 27.2 milionë ton deri më tani për këtë sezonin.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.