Ulen çmimet në tregun e Fruta-Perimeve në Lushnje (java e tretë Maj, 2017)

Referuar të dhënave nga tregu i Lushnjes gjatë kësaj jave janë konstatuar ulje të konsiderueshme në çmimet e tregut me shumicë të Fruta-Perimeve.
Ulja në çmim e këtyre produkteve varion nga 20 deri në 100 lekë/kg. Uljen më të madhe në çmim gjatë kësaj jave e ka pësuar qershia çmimi i së cilës shënon 100 lekë/kg në ndryshim nga java e shkuar, ku çmimi i këtij produkti shënonte vetëm 250 lekë/kg.
Ndër produktet të cilat nuk kanë pësuar ndryshim në çmim janë kastraveci, patatet, spinaqi dhe preshi.
Për sa i përket rritjes së çmimeve , janë të pakta produktet që kanë shënuar një rritje në çmim, ku rritjen më të madhe e shënon arra, çmimi i së cilave shënon 700-800 lekë/kg.
Një produkt i ri është shtuar në tregun e Fruta-Perimeve të Lushnjes gjatë kësaj jave, kajsia çmimi i së cilës shënon 180-200 lekë/kg.
Për më tepër informacion kliko këtu:
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.