Ulen çmimet në tregun e Fruta-Perimeve në Shkodër (java e tretë Maj, 2017)

Referuar të dhënave nga tregjet e Fruta-Perimeve, ulja vijon edhe për produktet bujqësore të tregut me shumicë të Shkodrës.
Gjatë kësaj jave janë konstatuar ulje të konsiderueshme në çmimet e tregut me shumicë të Fruta-Perimeve.
Ulja në çmim e këtyre produkteve varion nga 10 deri në 140 lekë/kg. Për sa i përket frutave, uljen më të madhe në çmim gjatë kësaj jave e ka pësuar pjepri, çmimi i së cilit shënon 110 lekë/kg në ndryshim nga java e shkuar që shënonte 250 lekë/kg.
Ndërkohë që për perimet uljen më të madhe e shënon patëllxhani. Çmimi i këtij produkti shënon 60 lekë/kg në ndryshim nga java e shkuar që shënonte plot 140 lekë/kg.
Ndër produktet të cilat nuk kanë pësuar ndryshim në çmim janë ulliri, sallata, dhe arrat.
Për sa i përket rritjes së çmimeve , janë të pakta ato produkte që kanë shënuar një rritje në çmim, të tilla si kungujt, fasulja e bardhë, karrota, kivi dhe luleshtrydhet.
Gjithashtu, një produkt i ri është shtuar në tregun e Fruta-Perimeve të Shkodrës gjatë kësaj jave, pjeshka çmimi i së cilës shënon 120 lekë/kg.
Për më tepër informacion kliko këtu
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.