Ulen humbjet e OSHEE, Beqaj: Matni sa energji humbet nga lidhja e HEC-eve në rrjet
17.8 miliardë lekë janë arkëtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për 3-mujorin e parë të vitit 2018, ose mbi 650 milion lekë më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kjo do të thotë se ka vijuar trendi pozitiv i arkëtimeve, ku gjatë kësaj periudhë ka shënuar rritje të ndejshme edhe arkëtimet me vonesë, që në krahasim me 3-mujroin 2017 u mblodhën 400 milion lekë më tepër.
Ndërkaq, OSHEE raporton një performancë pozitive në drejtim të borxhit të keq, i cili për fatura të viteve 2007-2014, në fund të muajit mars arriti në 47.8 miliardë lekë, nga 67.8 miliardë që ishte në fund të vitit 2014.
Nga ana tjetër, niveli i humbjeve, si tremujor zbriti në 27.7%, apo 2.5 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-ës. Megjithatë, krahasuar me planin, muaji Mars u mbyll në masën 0.6% më pak se norma e planifikuar.
Paralelisht me këto shifra Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese kërkon matjen e humbjeve që pëson OSHEE te pika e lidhjes së HEC-eve private në rrjet.
Beqaj kërkoi edhe zgjidhjen e pronësisë së kabinave elektrike, pasi aktualisht më shumë se 50% të tyre e disponojnë privatët.
Po ashtu, ai adresoi kritika të forta në drejtim të sektorit, i cili sipas tij paraqet probleme të mëdha, duke qenë se vazhdon të importojnë sasi të mëdha energjie si pasojë varësisë që ka vendi ynë nga hidroenergjia.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.