Ulen rastet e vjedhjes së pasurisë – Prokuroria: 10,666 procedime në vitin 2017, rënie me 4%
Rastet e vjedhjes së pasurisë kanë shënuar ulje me 7% në vitin 2017, ndërkohë që të njëjtin trend kanë edhe procedimet e dërguara në gjykatë. SCAN ka zbardhur të dhënat e të gjitha Prokurorive në vend, sipas të cilave, në total janë proceduar 10,666 raste vjedhje pasurish për vitin e shkuar, nga 11,486 në vitin 2016. Në këtë grup veprash penale bëjnC pjesë vjedhja e energjisë, e impulseve telefonike, por edhe vjedhja e pasurisë përmes shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë që treguesit e tjerë rezultojnë në ulje, pikërisht vjedhja përmes shpërdorimit të detyrës ka shënuar rritje gjatë vitit të shkuar. Nga të dhënat statistikore në vitin 2017 vërehet tendenca në rritje prej 31% e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, në krahasim me vitin 2016.
Prokuroritë që kanë regjistruar numrin më të madh të kësaj vepre janë prokuroria e shkallës së parë Tiranë që përbën 31 % të totalit të procedimeve , në vijim prokuroria e shkallës së parë Vlorë me 11 % të totalit të procedimeve dhe prokuroria e shkallës së parë Berat me 9 % të totalit të procedimeve te regjistruara.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.