Ulet taksa për plastikën – 10 lekë/kg për lëndët e para primare që importohen
Qeveria ka bërë kthesë sa i përket barrës fiskale për industrinë e plastikës, pas shtesës në taksa që iu vendos në fillim të vitit. Propozimi i deputeti socialist Ilir Beqaj, ka marrë fuqi ligjore, dhe tashmë taksa mbi lëndët e para primare, te cilat importohen për prodhimin e artikujve të plastikës në vend, është ulur në 10 lekë/kg nga 25 nga 25 lekë/kg që ishte më parë. Propozimi ka ardhur pasi për 7 muaj kjo industri ka reflektuar rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve të gatshme.
Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare, synon të stimulojë prodhimin vendas duke e ulur me rreth 60 % nivelin e taksës, si dhe të përjashtojë nga taksa një serë lëndësh të para dhe artikuj plastike, të cilët përdoren në industrinë e ndërtimit në kuadrin e rritjes se eficiencës së energjisë, në industrinë e mobilerisë dhe të prodhimit të bojërave dhe materialeve te ndërtimit. Efektet financiare në buxhetin e shtetit nga ky vendim, llogariten në rreth rreth 225 milionë lekë për shkak të të ardhurave të munguara nga kjo taksë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.