Ulja e ndotjes – Miratohet ndalimi i automjeteve me naftë në qytetet gjermane
Ditën e sotme, Gjykata e lartë administrative e Gjermanisë vendosi të ndalohen nga automjetet që shkaktojnë ndotje të madhe nga qendrat urbane në Shtutgart dhe Dusseldorf.
Qeveria gjermane dhe industria e makinave të vendit kanë kundërshtuar ndalimet, të cilat mund të ndikojnë në pronarët e rreth 12 milionë automjeteve në tregun më të madh të automobilave në Evropë.
Statistikat treguan se pjesa e tregut për automjetet me naftë në Gjermani ra nga 48 për qind në vitin 2015 në rreth 39 për qind vitin e kaluar.
Analistët thanë se vendimi mund të çojë në veprim të ngjashëm në të gjithë Evropën.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.