Ulja e normave të interesit, BQK: Bie niveli i kamatave

Prishtinë – Normat e interesit në kreditë që jepen nga sektori bankar do të vazhdojnë të ulen edhe më tej, pavarësisht se normat ekzistuese në Kosovë janë në të njëjtin nivel me vendet e tjera të BE-së.
Kështu ka deklaruar Fehmi Mehmeti, ushtrues detyre si guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke shtuar se uljet e tilla të kamatave do të ndodhin duke marrë parasysh trendin e vazhdueshëm të uljes së normave të interesit, si dhe konkurrencën gjithnjë në rritje të sektorit bankar.
Sipas tij, sektori bankar gjatë gjysmës së parë të këtij viti është karakterizuar me stabilitet të lartë dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm.
Ai ka bërë të ditur se shuma e përgjithshme e depozitave të qytetarëve në sektorin bankar ka arritur shumën prej 3.06 miliardë eurosh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.