Ulja e taksave, Muçostepa: Ndërhyrjet të bëhen me studime sipas sektorëve
Miratimi i një Ministrie për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në strukturën e qeverisë së re është mirëpritur nga komuniteti i biznesit.
Ines Mucostepa, Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë, u shpreh në një intervistë për TV SCAN, se do ti kërkojnë qeverisë që krahas lehtësive në procedura, të ketë një ndërhyrje edhe në uljen e taksave, por me studime të hollësishme sipas sektorëve të caktuar.
“Sipërmarrja nuk do mungojë ndonjëherë me kërkesat e saj lidhur më uljen ë taksave, por këtu mendo që duhet të bëjmë edhe ne një analizë. Sipërmarrja ka arritur një nivel mençurie goxha të lartë sesa vetë politika shqiptare. Ne do të bëjmë edhe analiza konkrete lidhur edhe me zhvillimet teknologjike që do duam ti japim përparësi vendit tonë. Shpeshherë ulja e taksave duhet vlerësuar me ato kriterë ekonomik, me ato stabilitete ekonomike, financiare që ne duhet të realizojmë. Në këtë moment diçka është krijuar, do duhet të mbajmë edhe këtë stabilitet financiar, dhe uljet e taksave mendoj që duhet të jenë të kërkuara në sektorë të veçantë të cilët ne i konsiderojmë prioritarë dhe të cilët vërtet mund të çojnë në një zhvillim më parë. Në qoftë se ulje taksave do ishte thjesht një kërkesë e pamatur, thjesht sepse ne duam të ulim taksat, po pa e analizuar situatën ekonomike apo financiare, faktin për të cilët mund të sjellin dizekuilibër lidhur me shpenzimet qeveritare, buxhetin, gjithë lëvizjen e parametrave në të cilat sipërmarrja është e para që do që të jenë stabël, madje të ketë rritje ekonomike, këtu është për t’u vlerësuar.”
Aktualisht qeveria ka premtuar lehtësim të procedurave për biznesit, por nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë ndërhyrje në sistemin e taksimit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.