Ulja e TVSH-së për akomodimin – Topuzi: Do të rriten investimet, ulet informaliteti

Ulja e TVSH-së për akomodimin në pothuajse të njëjtat nivele me vendet e rajonit e Evropës do te nxitë rritjen e sektorit të hoteleri-turizmit, si një nga mbështetësit kryesorë të ekonomisë dhe nxitjes së punësimit”.
Deklarata është bërë nga kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi pas hyrjes në fuqi të ligjit për uljen e kësaj takse nga 20 në 6%. Sipas Topuzit kjo iniciativë do të ulë ndjeshëm konkurrencën e pandershme në këtë sektor të ekonomisë si dhe do të rritë numrin e akomodimeve.
Megjithatë, sipas shoqatës, vendi ynë ende nuk ka një model të qartë për zhvillimin e zonave të turizmit, ndërkohë që kjo duhet të shihet si prioritet nga qeveria shqiptare.
Ulja e TVSH-së në sektorin e hoteleri-turizmit është përshëndetur edhe më herët nga përfaqësues të biznesit, duke theksuar se do të rriten investimet. Po ashtu është theksuar se niveli i të ardhurave do të jetë më i lartë se aktualisht, për shkak të uljes së informalitetit.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.