Përllogaritjet/Ulja e TVSH-së për ushqimet, sa do t’i kushtonte buxhetit të shtetit?
Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend projektligjin i cili synon uljen e TVSH-së për shportën bazë të ushqimeve.
Por sa do t’i kushtonte buxhetit të shtetit kjo vendimmarrje?
Referuar draftit të depozituar në Kuvend, nisma ka si qëllim uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet bazë, dhe synon të ndihmojë shqiptarët në përballimin e vështirësive financiare dhe rritjen e të ardhurave personale.
Nga vlerësimi paraprak dhe duke u referuar të ardhurave statistikore nga Instat, në Shqipëri janë 768,963 familje me një buxhet familjar mesatar të shportës së ushqimit prej 83,475 mijë lek / familje ku nga këto konsumohen 16.200 lekë për shportën bazë të ushqimeve.
Nga përllogaritja buxheti i shtetit do të ketë një rënie prej 17 miliard lekësh në vit.
Deputetët propozojnë që për të përballuar vështirësitë ekonomike, të ulet TVSH-ja dhe efekti negativ prej 17 miliard lekësh të gjendet nga programi i PPP-ve për vitin 2022, ose rialokimi i fondeve për shpenzime jo prioritare.
N.Xh / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.