Ulja me 6 % e TVSH për turizmin – Ligji i ri botohet në “Fletoren Zyrtare”, hyn në fuqi pas 15 ditësh, kategoritë që përfitojnë

Pas 15 ditësh pritet të hyjnë në fuqi ndryshime ligjore për uljen me 6 për qind të TVSH-së për turizmin.
Së fundmi në Fletoren Zyrtare janë publikuar ndryshimet ligjore ku më tej thuhet se shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind.
Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
“Ky ligj i miratuar më datë 27.4.2017 dhe i shpallur me dekretin nr. 10326, datë 18.5.2017 të Presidentit, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në ligj.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.