“Uluni për reformën zgjedhore” – Ambasadori i BE: Kompromis nga palët, qeveria të ndërhyjë për blerjen e votës
Qeveria dhe opozita duhet të ulen në një tryezë të përbashkët, me qëllim realizimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR”.
Apeli është ripërsëritur nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili shtoi gjithashtu se qeveria duhet të ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të shit-blerjes së votës, ku nuk kërkohen ndryshime ligjore, si një kërkesë kjo edhe e opozitës.
Ambasadori I BE-së në Shqipëri komentoi edhe ecurinë e vettingut, duke u shprehur I kënaqur me ecurinë e procesit, pasi sipas tij është I nevojshëm jo vetëm shpejtësia, por edhe cilësia. Edhe në drejtim të kandidaturave për Prokuror të përgjithshëm , Soreca tha se ka ende kohë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.