Unaza Lindore e Tiranës – ARRSH: Vonesat, shkak i shpronësimeve. Vazhdojnë punimet
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ishte e pranishme në punimet që po kryhen për unazën lindore të Tiranës për shkak të intensifikimit të tyre.
Sipas njoftimit, vonesa e shkaktuar në implementimin e projektit lidhet me shpronësimet, për të cilat ARRSH tha se garanton që është duke punuar çdo ditë duke gjetur zgjidhjet më të mira që të eliminohet çdo pengesë.
Po ashtu ARRSH tha se janë mbledhur të gjithë ankesat e komunitetit të zonës të cilave do tu jepet zgjidhje në Këshill Teknik.
Njoftimit bëri me dije se puna po vazhdon normalisht në segmentet pa probleme dhe parashikohet se grafiku i punimeve në muajt e thatë të vitit do jetë në nivel të lartë pune duke kapur afatet e kërkuara të dorëzimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.