Unaza ritenderohet me 2.69 mld lekë – Rishkimi i projektit për lotin 1, Balluku: Asnjë pengesë për rihapjen e garës
Loti i parë i Unazës së Madhe, që u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga kompania “DH Albania” si dhe i kritikuar për kostot e larta, do të ritenderohet me të njëjtin fond limit.
Pas rishikimit të projektit fillestar, që në thelb solli zëvendësimin e mbikalimit me nënkalim, fondi limit i vënë në dispozicion për kompanitë e interesuara do të jetë 2.69 mld lekë, me TVSH.
Ndërkaq, ministrja Belinda Balluku tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë për rihapjen e garës, ndërsa foli dhe për ecurinë e 2 loteve të tjerë të këtij segmenti.
Projekti i ri, që do të zbatohet për lotin e parë të Unazës nuk sjell asnjë ndryshim në drejtim të shpronësimeve, duke qenë se është ruajtuar gjurma e proejktit ekzistues.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.