UNICEF për shëndetësinë – “Qeveria të zotohet për mbulimin universal dhe përforcimin e sistemit”
Përforcimi i sistemeve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore ishte në fokus të tryezës së realizuar nga UNICEF dhe që bërë bashkë përfaqësues nga shtatë vende të rajonit.
E pranishme në këtë aktivitet zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Bardhylka Kospiri u shpreh se në qendër të sistemit shëndetësorë ne vendin tonë është vënë individi dhe rezultatet e para po tregohen edhe me uljen vdekshmërisë foshnjore.
Ndërkohë që UNICEF kërkon që qeveria të zotohet për Përforcimin e Sistemit Shëndetësor, për mbulimin universal si dhe të përparojë me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Takimi do të zgjasë dy ditë dhe do të shqyrtohet plani strategjik 2018 – 2021 i UNICEF për shëndetësinë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.