Universiteti Bujqësor, lista e fituesve në të gjitha fakultetet. Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët për regjistrim
Universiteti Bujqësor publikon listën e fituesve në të gjitha programet e studimit.
Bëhet fjalë për rezultatet përfundimtare për pranimet e studentëve në raundin e parë, për vitin akademik 2017-2018
Konkretisht janë publikuar rezultatet te Financa, Informatikë Biznesi, Ekonomi Agrare dhe në programe të tjera.
Bazuar në udhëzimin 15 datë 19.05.2017 të MAS, “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit te parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara te studimeve të ciklit te dytë, me kohë të plote në institucionet e Arsimit të Larte për Vitin Akademik 2017-2018,” ju bëjmë me dije se:
Regjistrimet në programet e studimit të ciklit të pare te studimeve me kohë të plotë, po kryhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve prej datës 29 Gusht- 11 Shtator 2017.
Kandidatët dorëzojnë personalisht, dokumentacionin e mëposhtëm:
1.Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit.
2. Fotokopjen e noterizuar te diplomës se Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimit të fituar jashtë vendit dhe te njësuar në MAS.
3.Deklaraten e paraqitur ne shtojcën bashkëlidhur këtij Udhëzimi, e cila duhet të plotësohet nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë dhe duhet të nënshkruhet nga kandidati dhe kjo e fundit.
4. Dy fotografi personale.
5.Mandat arkëtimin për regjistrimin
os.de/SCAN
Rezultatet përfundimtare për pranimin e studentëve në Raundi 1. Viti akademik 2017-2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.