Universiteti i Arteve “under construction” – 5.4 milionë lekë për sallën e koncerteve
Ministria e Kulturës ka shpallur një tender për Universitetin e Arteve në Tiranë. Objekti i tenderit është mbikëqyrja e punimeve për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe Rinovimin e Sallës së Koncerteve”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 5.4 milionë lekë.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 18 mars. Afati kohor për ekzekutimin e projektit është 14 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.