Urbanistika e Tiranës – Projektet infrastrukturore, Bashkia konsultim me arkitektë të huaj

Në vijim të investimeve në infrastrukturë, bashkia e Tiranës bëri publike tre projektet të cilat priten të realizohen në kryeqytet.
Parku qendror, Tirana policentrike dhe transformimi i fasadave ishin këto projektet të cilat u prezantuan nga studentë të universitetit të Harvardit.
I pranishëm në këtë prezantim kryebashkiaku Erion Veliaj siguroj angazhimin e Bashkisë për konkretizimin e tyre.
“Kemi dëgjuar shumë plane urbanistike, ide të mëdha, vizione gjigante të udhëheqësve, por që ndonjëherë nuk realizohen. Kemi dëgjuar pa fund për tramin, për plane urbanistike që asnjëherë nuk përkthehen në realitet. Unë besoj se kemi humbur aq kohë duke folur për vizione, saqë modeli që kemi kërkuar të sjellim në Bashkinë e Tiranës është të punojmë 1 vit në kohë rekord për të bërë planin urbanistik dhe menjëherë të fillojmë me zbatimin e projekteve individuale të planit”, u shpreh Veliaj.
Kreu i bashkisë Veliaj theksoi se do të vijojnë takimet konsultuese me studentë të arkitekturës të universiteteve më të mira Europiane, ky bashkëpunim sipas tij do të ndihmojë në realizimin dhe implementimin e projekteve dinjitoze.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.