Urdhri i Trump/ Presidenti i Venezuelës, Maduro: Sanksionet e SHBA, do ketë pezullim të eksporteve të naftës
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka deklaruar se sanksionet e reja financiare të imponuara nga Shtetet e Bashkuara do të çojnë në një pezullim të eksporteve të naftës.
Urdhri i presidentit Donald Trump ndalon tregtinë në borxhin e Venezuelës dhe bllokon firmën shtetërore të naftës të shesë kontrata në Shtetet e Bashkuara.
I ashpër ishte reagimi i presidentit Nicolas Maduro, i cili i qortoi sanksionet amerikane si një akt jo-ligjor agresioni.
“Venezuela kurrë nuk do t’i dorëzohet asnjë fuqie imperialiste. Ne nuk do të kemi probleme për ta shitur naftën tonë në tregje të tjera,” u shpreh presidenti.
Edhe ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza dënoi veprimet e Shteteve të Bashkuara si nxitëse të një krize humanitare. Sanksionet, sipas tij, dhe “kërcënimet” nga amerikanët përbëjnë një “politikë të jo të civilizuar”.
Por Shtetet e Bashkuara e akuzojnë qeverinë e Maduros si dhunuese të të drejtave të njeriut dhe penguese të demokracisë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, “diktatura Maduro” po i mohon popullit të ushqehet e të mjekohet. Asambleja e re e votuar, sipas Uashingtonit përbën një thyerje themelore në rendin ligjor legjitim të Venezuelës.
Urdhri i nënshkruar nga Trump do të detyrojë mbylljen e Citgo Petroleum, një degë me bazë në SHBA e kompanisë venezuelase të naftës PDVSA. Ky vendim pritet t’i kushtojë vendin e punës shumë amerikanëve si dhe do të ndikojë tek investimet e kompanive amerikane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.