Ursula von der Leyen ‘shpall luftë’ ndaj rrjeteve sociale: “Duhen të mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e tyre”
Fundi i mandatit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë u festua nga Ursula von der Leyen të Mërkurën, pasi ajo paralajmëroi se ngritja e ish-presidentit amerikan nënvizoi nevojën për t’u përballur me gjigandët e internetit që e ndihmuan atë të përhapte “teori konspirative dhe lajme të rreme” .
Presidentja e Komisionit Evropian foli për lehtësimin që ndjeu në largimin e Trump, por paralajmëroi se lëvizja politike e tij ekzistonte ende dhe se platformat dixhitale të përdorura për të përhapur urrejtjen duhej të rregullohen me politika.
Vdekjet e pesë personave, përfshirë një oficer policie në Capitol Hill janë prova se si “fjalët nxisin veprim”, tha ajo.
Von der Leyen tha se përvoja e viteve të fundit tregon se është koha për gjigandët e teknologjisë të japin llogari, dhe “kufij demokratikë” duhet të imponohen mbi “fuqinë e tyre politike të pakontrolluar”.
Komisioni propozoi legjislacion në dhjetor për ta bërë gjuhën e urrejtjes të paligjshme në internet dhe që kompanitë e internetit të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen në platformat e tyre.
Kompanitë e mëdha të teknologjisë si Facebook dhe Twitter do të përballen me gjobë deri në 6% të xhiros së tyre nëse ata nuk arrijnë të policojnë përmbajtjen ose të ndajnë të dhënat e duhura me autoritetet që të rregullohet përmbajtja e paligjshme.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.