“Use Less Stuff Day” – Dita ndërkombëtare e përdorimit të sa më pak produkteve

“Ka dy mënyra për të qenë të pasur. Njëra është duke fituar shumë dhe tjetra është duke dëshiruar pak”.
Duket sikur çdo ditë që kalon rezulton se ne jemi duke akumuluar detyra gjithnjë e më të padobishme në jetën tonë.
Lodrat me të reja të teknologjisë, pajisjet më të reja të kuzhinës, të gjitha gjërat më të reja që dalin dëshirojmë të jenë në duart tona.
2 nëntori është dita e “Përdorimit të sa më pak gjërave”, dhe ka për synim nxitjen e një vështrimi kritik ndaj këtyre sjelljeve që ne kemi dhe si të gjejmë mënyra për të shkurtuar përdorimin e sendeve jo shumë të nevojshme.
Historia e përdorimit të sa më pak produkteve:
“Ne me të vërtetë duhet të kuptojmë se epshi për pasuri në shoqërinë bashkëkohore është psikologjike. Është psikopatike sepse e ka humbur plotësisht kontaktin me realitetin. Ne dëshirojmë gjëra për të cilat nuk kemi nevojë e as nuk kënaqemi”, Richard Foster.
Përdorimi i sa më pak gjërave u krijua si pjesë e një fushate që punon për të ruajtur mjedisin dhe për të shpëtuar botën.
Po si festohet dita e përdorimit të sa më pak gjërave?
A përdorni ujë në shishe plastike? Blini një filtër për çezmën tuaj dhe jepini fund blerjes së ujit të pijshëm. Ndaloni çdo ditë në një kafene dhe merrni një kafe në gotë plastike?
Mund të merrni një kupë jo një përdorimshme nga shtëpia juaj në mënyrë që të mbroni mjedisin. Vetëm duke u ndërgjegjësuar të gjithë do të kemi një mjedis të pastër i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në jetët tona.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.