Ushqime të pasigurta për konsum – AKU asgjëson 156 produkte dhe realizon 300 inspektime në 24 orët e fundit
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka realizuar 300 inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19 gjatë të cilit bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 55 mostra për monitorimin e qumështit, si dhe në perime për monitorim pesticidesh.
Gjithashtu sipas AKU është vendosur një masë administrative ndaj një subjekti, pasi nga analizimi i farës së misrit, rezultoi me fuqi mbirëse 78%, nën normën e lejuar si dhe janë asgjësuar një sasi prej 156 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë biznesit.
AKU është e pranishme çdo ditë në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit dhe sigurisë ushqimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.