Ushqime të pasigurta për konsum – AKU asgjëson 28 ton produkte dhe vendos 23 masa administrative

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar nga Drejtoritë Rajonale të AKU- së 164 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar [email protected]
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 23 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit dhe gjithashtu, me kërkesë të vetë subjektit, u krye procedura e asgjësimit të 28 ton produkte ushqimore.
AKU njofton se në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 739 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.