Ushqime të skaduara dhe mos zbatim i protokolleve të sigurisë – AKU vendos 22 masa administrative dhe asgjëson rreth 5kg produkte
Autoriteti Kombëtar i ushqimit bën me dije se ka kryer 488 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në të gjithë vendin ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 22 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 27 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe te bukës.
AKU njofton se gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar rreth 4.8 kg produkte ushqimore si dhe në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 337 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.