Ushqime të skaduara dhe mungesë dokumentacioni – AKU asgjëson rreth 37 mijë ton produkte dhe paralajmëron 15 biznese në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 427 inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ku në çdo monitorim nga Task-Forca Anti-Covid këmbëngulet që të zbatohen me përpikëri të gjitha detyrimet e Protokollit të Sigurisë, për të shmangur në këtë mënyrë përhapjen e virusit
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve janë dhënë 15 paralajmërime, në biznese ku mungonin librezat shëndetësore, analizat e rinovuara të ujit , Planet 3D si dhe me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 36.530 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.
AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 51 mostra, në monitorim të qumështit , por edhe në perime për mbetje pesticide dhe produktin mjaltë për analizim të treguesve fiziko-kimikë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm çdo ditë në terren, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.