“Ushtria e armatosur” – BE nënshkruan paktin e kufirit migrues me Shqipërinë
Bashkimi Europian tha se ka nënshkruar një marrëveshje me vendin tonë duke lejuar rojet kufitare të BE-së të hyjnë në Shqipëri për të ndihmuar në kontrollin e emigrantëve. Kjo është hera e parë që blloku ka arritur një marrëveshje të tillë.
Sipas Reuters, selia e BE-së tha se marrëveshja “ka për qëllim trajtimin e migracionit të parregullt, në veçanti ndryshimet e papritura në flukset migratore dhe krimin ndërkufitar”. Shqipëria, edhe pse nuk është në BE, është bërë një rrugë e preferuar për migrantët që lëvizin drejt Europës veriore nga Greqia dhe Bullgaria që kur Serbia shtrëngoi kontrollet kufitare.
Rojet kufitare mund të hyjnë në vendin tonë nëse Tirana është dakord dhe do të jenë të armatosura. Ata nuk do të veprojnë sipas ligjit shqiptar dhe nuk mund të kontrollohen. Komisioneri i BE për Migracionin Dimitris Avramopulos tha se marrëveshja “është një moment historik në bashkëpunimin e jashtëm të BE në menaxhimin e kufijve”.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.