Ushtronte aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ – Policia gjobit me 1 milion lekë subjektin
Policia e Beratit ka bërë me dije se ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sipas njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë ndaj për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në Berat, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Beratit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.