Vaji i Kokosit – Helm i pastër!
Një pjesë e mirë e njerëzve në mbarë botën e përdorin vajin e kokosit në ushqime dhe jo vetëm, për shkak të vetive të mira që ai ka. Surprizues është fakti i deklaratës së një profesoreshe mjaft të shquar në Harvard që e cilësonte vajin e kokosit si helm të pastër.
Sipas Business Insider, gjatë një leksioni në Universitetin e Freiburgut në Gjermani, profesoresha Karin Michels tha: “Vaji i kokosit është një nga ushqimet më të këqija që mund të konsumoni” dhe është “helm i pastër” përkundër reputacionit të tij si një ushqim i shëndetshëm”
Profesoresha vazhdoi të thotë se nuk ka studime që tregojnë se vaji i kokosit ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore dhe se acidet yndyrore të ngopura mund të bllokojnë arteriet tuaja.Kjo nuk është hera e parë që vaji popullor ka nxitur polemika. E vërteta është se vaji i kokosit është plot me yndyrna të ngopura. Aq shumë sa në vitin 2017 Shoqata Amerikane e Zemrës lëshoi një paralajmërim kundër tij, duke pretenduar se një dietë e lartë në yndyrën e ngopur mund t’ju rrisë shumë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nuk mbaron me kaq. Një tjetër profesor i Harvardit ka thënë se vaji i kokosit mbase nuk është i shëndetshëm por konsumimi i tij nuk do të vriste.
Por,nuk ka asgjë për t’u trembur. Ashtu si me ushqimet e tjera yndyrore, konsumimi i vajit të kokosit nuk do të çojë në sëmundje të zemrës më vonë. Mjafton që ta përdorni me mençuri dhe në sasi të vogla.
e.t /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.