Vaksina e AstraZeneca dhe Oksfordit – Kur e marrin miratimin nga Britania e Madhe?
Vaksina e koronavirusit që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit pritet të miratohet për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar në ditët në vijim.
Financial Times raportoi se zyrtarët qeveritarë konfirmuan se Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore do të aprovonte menjëherë vaksinën, duke thënë se njoftimi mund të vinte të martën. Gazeta Sunday Telegraph raportoi se miratimi mund të vinte që të hënën ndërsa punonjësit e kujdesit shëndetësor përgatiten të administrojnë vaksinën.
Por rregullatori ende nuk ka dhënë asnjë lajmërim, dhe Departamenti i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar i tha Reuters se agjencisë duhet t’i jepej kohë për të vlerësuar siç duhet të dhënat nga provat e vaksinës.
Ministri Michael Gove gjithashtu nuk dha asgjë në intervistat për media të hënën në mëngjes, por tha se miratimi mund të përshpejtojë heqjen e bllokimeve të rrepta në vend, të cilat në fakt kanë anuluar festimet e Krishtlindjeve për s miliona njerëz.
Rreth 30,500 infeksione ditore dhe 316 vdekje u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar të dielën.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.