Vaksina e AstraZeneca në Gjermani – Merkel mbështet injektimin tek personat mbi 64-vjeç

Kancelarja gjermane Angela Merkel po mbështet përdorimin e vaksinës së AstraZeneca ndaj Covid-19 tek personat sipër moshës 64-vjeç, pasi paneli i ekspertëve të vaksinës në vend, e pranoi një ndryshim të tillë të politikave.
Deri më tani, Gjermania kishte rekomanduar që vaksina e AstraZeneca t’i jepej vetëm njerëzve nga 18-64 vjeç, pavarësisht se rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se është e sigurt për të gjithë. Autoritetet në disa vende Evropiane, përfshirë Gjermaninë, u treguan ngurrues mbi vaksinën e AstraZeneca pasi disa efekte anësore si temperaturë dhe dhimbje e muskujve, bënë që disa punonjës të shëndetësisë të merrnin leje. Injeksionet e tjera të miratuara në Evropë, të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna, janë lidhur me efekte të ngajshme të përkohëshme.
Qeveria gjermane i bëri thirrje publikut javën e kaluar që të marrë vaksinën e AstraZeneca, ndërsa shefi i Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive, Lothar Weler, tha se të dhënat e Britanisë dhe Izraleit tregojnë për një normë shumë efektive.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.