Vaksina e Covid-19 falas – Manastirliu: Kemi hapur 4 laboratorë të rinj, testimet e shpejta brenda dhjetorit
Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një përmbledhjeve të masave të mara deri tani për të përballuar situatën e shkaktuar nga Pandemia.
Ajo theksoi se përmes një investimi prej 25 milionë eurosh janë hapur 4 laboratorë të rinj testimesh për Covid 19, dhe se këtë javë ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash për gripin sezonal. Manastirliu përmendi edhe vlerën prej 3.9 milionë eurosh të paguar për vaksinën anti Covid, e cila do t’u shpërndahet falas qytetarëve.
Një vit nga tërmeti I 26 nëntorit, Manastirliu tha se pasojat e tij bashkë me Pandeminë janë dy sfida të rënda për shëndetësinë shqiptare.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.