Vaksina e Novavax, mbi 90% efektive / Provat në SHBA tregojnë se mbron edhe ndaj varianteve të reja
Novavax raportoi në nisje të Javës të dhëna nga faza përfundimtare e provave klinike në SHBA, ku tregoi se vaksina e Covid është mbi 90% efektive ndaj virusit dhe shumë varianteve të reja. Studimi i thuajse 30,000 vullnetarëve në SHBA dhe Meksikë, e bën Novavax që të aplikojë për autorizim emergjent në Amerikë dhe vende të tjera në tremujorin e tretë të vitit, sipas kompanisë. Vaksina e bazuar në proteinë e Covid-19 ishte mbi 93% efektive kundër varianteve mbizotëruese të Covid019 që kanë shqetësuar autoritetet e shëndetit publik, sipas kompanisë. Vaksinat e bazuara në proteinë janë një qasje tradicionale që përdorin copëza të padëmshme të virusit për të nxitur reagim imunitar. Gjatë provave, varianti B.1.1.7 i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, u bë mbizotërues në SHBA. Novavax zbuloi gjithashtu variante të Covid të zbuluara në Brazil, Afrikë të Jugut dhe Indi tek pjesëmarrësit, sipas kreut të hulumtimeve, Gregory Glenn.
Vaksina ishte 91% efektive tek vullnetarët me rrezik të lartë të infeksionit të rëndë dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të shtrimit në spital. Novavax deklaroi se vaksina ishte përgjithësisht e toleruar mirë tek pjesëmarrësit, me efektet anësore që përfshinin dhimbje koke, muskujsh dhe lodhje, kryesisht të lehta. Kompania deklaroi se pritet të prodhojë 100 milionë doza në muaj deri në fund të tremujorit të tretë dhe 150 milionë doza në muaj në tremujorin e katërt të këtij viti.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.