Vaksina, lajm i mirë për shëndetësinë, por dhe për ‘fitimet’ – Kompanisë Pfizer i rriten aksionet me 13%

Lajmi i mirë i vaksinës anti-Covid është i mirë jo vetëm për luftën që bota po zhvillon kundër pandemisë, por dhe për fitimet e kompanive farmaceutike.
Aksionet e kompanisë Pfizer u rritën 13% në tregtinë e së hënës pasi prodhuesi njoftoi se vaksina e saj eksperimentale COVID-19 pati sukses në provat e fazës së vonë.
Firma e farmacisë amerikane tha se vaksina e saj, e zhvilluar me partnerin gjerman të bioteknologjisë BioNTech, është mbi 90% efektive në parandalimin e infeksionit COVID-19. Aksionet e BioNTech u rritën me 26%.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.