Vaksinat falas kundër gripit, Manastirliu: Kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave për këtë vit
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar, për këtë vit, shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë. Këtë gjë e ka bërë publike Ministrja, Ogerta Manastirliu dhe ekspertë të shëndetit publik të programit kombëtar të vaksinimit.
“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu në Qendrën Shëndetësore të Kombinatit
Shefja e Departametit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino tha se po punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19.
“Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajsë 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka inisiativa të ndryshme. Një inisiativë është inisiativa botërore e COVAX, një inisiativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, tha Bino.
Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, e rehabilituar plotësisht me programin e 300 Qendrave Shëndetësore, Manastirliu tha se do të vijojnë investimet dhe do të hapen kantirë të rinj ndërtimi në këto dy muaj.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.