Vaksinat kundër Covid: Pse reagimi dhe efektet anësore janë më të theksuara tek gratë?

A reagojnë gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë ndaj vaksinave Covid? Gjatë vitit të kaluar kemi mësuar se ndryshimet gjinore mund të ndikojnë në përgjigjen imune. Kjo vlen edhe për vaksinat: gratë duket se reagojnë më fort ndaj imunizimit dhe raportojnë më shpesh efekte anësore.
Sipas një raporti të Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) mbi të dhënat e sigurisë nga 13.7 milion doza të para të vaksinave të administruara në SHBA, 79.1% e reaksioneve anësore të lidhura me vaksinat raportohen nga gratë, megjithëse vetëm 61.2% e vaksinave u janë injektuar pacienteve femra.
Pothuajse të gjitha reagimet e rralla anafilaktike gjithashtu kanë të bëjnë me gratë (4,5 raste në milion doza të administruara, dhe të gjitha të mjekuara menjëherë dhe të kthyera pa ndërlikime). E gjithë kjo nuk është për t’u habitur: sipas Julianne Gee, MD, Zyra e Sigurisë së Imunizimit MDC, e intervistuar nga New York Times, gratë zakonisht përjetojnë më shumë reagime nga shumë vaksina, nga gripi te vaksinat MMR kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.
Fiziku i femrës metabolizon ilaçet ndryshe nga ai mashkullor, por historikisht, përgatitjet eksperimentale janë testuar kryesisht tek burrat. Megjithëse problemi është zgjidhur pjesërisht në provat moderne klinike, ato të vaksinave anti-Covid ende nuk kanë planifikuar të testojnë efektivitetin e dozave më të ulëta të vaksinës në trupin e femrës, në mënyrë që të parandalojnë reagimet e mundshme të tepërta. (Focus)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.