“Vaksinimi është zgjedhja patriotike!” / Biden i bën thirrje amerikanëve që ngurrojnë, të marrin injeksionin
Presidenti Biden inkurajoi amerikanët e pavaksinuar që të marrin injeksionet e tyre, duke thënë se është gjëja më “patriotike që duhet bërë”. Biden foli në një përditësim të strategjisë së administratës së tij për të rritur normën e vaksinimit, përballë shqetësimeve të infeksioneve të reja nga varianti Delta. Presidenti i bëri komentet mbi pandeminë pasi bisedoi me këshilluesit mbi programin e vaksinimit. Administrata dështoi të arrijë objektivin e vaksinimit të 70% të të rriturve me të paktën 1 dozë deri më 4 Korrik, por Biden tha se 160 milionë amerikanë do të vaksinohen plotësisht deri në fund të Javës, një objektiv që Biden e caktoi në Mars. Biden tha se shpreson që përhapja e fundit e variantit Delta do të bëjë që amerikanët ngurrues të ndërrojnë mendje për vaksinimin.
Varianti Delta, që po bëhet mbizotëruesi në shumë vende, transmetohet shumë më lehtë se sa versionet e mëparshme të koroanvirusit, dhe mund të shkaktojë sëmundje më të ashpër ,veçanërisht tek të rinjtë. Deri më tani, është raportuar në çdo shtet në Shtetet e Bashkuara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.