Vaksinimi i 5-11 vjeçarëve në SHBA – Pfizer me BionTech kërkojnë miratim rregullator për fëmijët
Pfizer dhe BioNTech i kanë kërkuar rregullatorëve në Shtetet e Bashkuara që të autorizojnë përdorimin emergjent të vaksinave për fëmijët në moshë 5-11 vjeç, një grup të cilit nuk i lejohet deri më tani një vaksinë. Administrata e Barnave dhe Ushqimeve ka caktuar datën 26 Tetor për panelin e këshilluesve që të takohen dhe diksutojnë këtë aplikim, duke e bërë të mundshme për fëmijët në këtë moshë, që arrijnë në 28 milionë, që të nisin vaksinën me 2 doza të Pfizer.
“Me rastet e reja tek fëmijët që vazhdojnë në nivele të larta, ky aplikim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona kundër Covid-19”- shkroi Pfizer në Twitter. Vaksina ka fituar autorizim për përdorim emergjent në SHBA tek adoleshentët në moshë 12-15 vjeç, dhe është miratuar plotësisht për njerëzit në moshë 16-vjeç e sipër. Vaksina e Pfizer është një prej 3 injeksioneve në përdorim në SHBA, së bashku me Moderna dhe vaksinën me një dozë të Johnson & Johnosn, që nuk kanë miratim rregullator të plotë për asnjë moshë.
Autorizimi i shpejtë i vaksinës së Pfizer për fëmijët mund të zbusë rritjen e rasteve në javët e ardhshme, ndërkohë që janë hapur shkollat dhe moti i ftohtë rrit aktivitetet në ambientet e brendshme. Kompania bëri të ditur se vaksina ka treguar një reagim të fortë imunitar tek 5-11 vjeçarët, në një provë klinike me 2,268 pjesëmarrës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.